Rruga e gjat!

Nënë do të marë një rrugë.

Do kaptoj malet me gur.

Do kaloj shtet më shtet.

Do fluturoj lart mbi ret.

Do kaloj detet me radhë.

Fluturoj mbi oqean.

Nuk e di zëmra pse më qan.

Sa shumë në rënkon ky xhan.

Nuk e di,çfar më trazohet.

Shpirti e trupi po më ftohet.

Ditë e natë rri e mendoj.

Nga syt lotët nuk shterojn.

Nënë me ty, po qaj një hall.

Dhe pse je brënda në varr.

Si tja bëjë nënë po të pyes.

Ku do futem. kur të vdes.

E mjera kur e mendoj.

Vëndin dot se përcaktoj.

Se këtu është vëndi im.

Atje nënë kam gjithë fëmijn.

Hajde nënë sonde në ëndërra.

Do ti them hallet të tëra.

Hajde nënë sa s’jam larguar.

Kam shumë vite emigruar.

Nënë moj të dua shumë.

Tani po plakem dhe unë.

Sa kam rrojtur s’ do të rroj.

Po vjen koha që të shkoj.

A@.Gjini.

“”””””””””””””””

Urime ditlindjen vajzë!

E bukur vërtet, ishte ajo ditë.

Djelli me rrezet tërë shklqim

Një erë e leht më freskoj trupin.

Një gëzim tjetër në shpirtin tim.

U bëra nëna e dy fëmijve.

Një gëzim,që dot se rrëfej.

U shtua dhe një lule, në baçen time.

Lulja më e bukur, pramverë.

Ti erdhe fund prrilli, e fillim maji.

Me emrin, Majlinda të pakzuan.

Bashk me ty,dhe dallandyshet.

Dhe tufa zogjësh fluturuan.

Erdhe vërtet si rrezja e djelli.

E bukur ishe ,e plot shëndet.

Erdhe e mbar, dhe shumë s’më lodhe.

Moj lule e bukur, plot me ves.

Dhe vitet ikën,dal e nga dal.

Dhe shkallët po ngjisje, një e nga një.

Më bëre krenare, moj vajzë e mbar.

Me medalje e tua,që merje gjithënjë.

Dhe ti u rrite, si një lule e bukur.

Aromën tende, e ndjej përherë.

U bëre e fort, e mënçur e qeshur

Sa herë të shohë, më sjell pranverë.

Lini një koment

Në modë

Blog te WordPress.com.