KTHIMI NGA JETA

Sipas ligjit të librit antik

Ardhur e tretur pas çapit antik,

Nëse je i sëmurë e rri shqim zvarrë,

Je i padurueshëm, as shtrati s’të do.

Po të jeshë dhe plak, do të thonë, beso:

Harruar e kanë, ende s’e kanë parë.

Në lashtësi babain i biri një natë

Në pleqëri të thellë e barti te një shkëmb,

E babi nga frika foli ndër dhëmb’ :

– Jo këtu i dashur, un’ e lashë tim atë!

– Dy rriga lot i rrodhën n’atë vend bri

E mbi f’tyre t’babait ranë vërshueshëm.

– Biro, s’kuptoj asgjë, a mos bie shi,

Apo djersa jote të pamurit ma përnat ?

– N’vatër babain n’shpinë e ktheu natën:

Në dhomë duke dënesuar ngulçueshëm

Mbi jastëkun e plakut, palmuç e gjetën plakën.

A.ISLAMI

“””””””””””””””

PREHU NË PAQË LINDITË

Nuk durove dot vetminë , pa vllaun tënd Luran..! Po e postoj një poezi , ku shpalos dhembjen , pikëllimin, vetmin, durimin , po, t’ë bëheshe mjeshtër i durimit … nuk e përballove dot !

Urti është:

dijsh të flasësh;

të disjh të heshtësh;

të dijsh të vlerësosh;

të dijsh të veprosh;

të bëhesh dytëshore e dhembjes;

tëë dijsh të bëhesh mjeshtër i durimit;

të pikosh, pikë – pikë nga pikëllimi pa të parë kush;

ta prekësh fundin e pritjes dhe përsëri të presësh;

të mbushësh lotoren e vetmisë -vetëm;

VETËM!

VETËM!

VETËM!

VETËM!

VETËM!

Të bëhesh VETMIA VETË pa hequr buzëqeshjen;

Të bëhesh dimensioni më i çuditshëm i vetmisë;

Lini një koment

Në modë

Blog te WordPress.com.