Ju jeni mrekulli mbi te gjitha mrekullite……

Krijesat me te bukura

Qe Zoti krijoi

Bukuri engjellore

Si zanat tek kroi

Dy lule si vjollca

Dy lule si drite

Se Zoti ne jete

U solli per nje dite

Ju jeni si yje

Si dy meteore

Se Zoti ne jete

U solli per nje ore

“”””””””””””””””””

Ne mbreterine e luleve….

I dua bimët dhe lulet

Se ky eshte zanati im

Mbi to nje dore perkulet

Deri ne perqafim

Ne mbreterine e luleve dua te jetoj

Dhe ne boten tjeter kur te shkoj

Lule lule lule pafund

Qe atje mbi varr era ti lekund

Qe dhe atje lulet te zoterojne

Dhe kalimtare qe vijne e shkojne

Ti shohin me kersheri

Dhe te thone se lulet jetojne dhe ne perjetesi

O ju kalimtare qe do te vini e shkoni

Nga nje trendafil mua me dhuroni

Se une e gjalle do te jem dhe aty

Sikur me syhapur te isha me ju

O ju bilbila qe vini e shkoni

Aty pranë meje mos vajtoni

Se une do te jem e rrethuar nga lulet

Mbi epitaf dora kur perkulet

Se jeta dhe vdekja jane motra

Te lidhura me zinxhirë

Ato te rrine tek porta

Ty o njeri i mire

Ato te rrine tek porta

Ato te rrine tek dera

Dhe ste pyesin fare

Se do te vije pranvera

Askush nga ne se di

Sa une as ti

Formulen e te vertetes

Midis vdekjes dhe jetes

“””””””””””””””””””””

Brazdat e jetes………

Brazdat e jetes me jane kthyer ne rrepira

Nga ditet e lodhshme dhe te veshtirë

Keto brazda nuk mbushen me kurre

Sikur dhe lumi aluvjonet te kete prure

Lumi kur vershon gerryen çdo gje

Po balten si gjithmone e le ne te

Brazdat e jetes smi mbushi asnjehere

Nga shtrati kur del me dhjetra here

Vragat e shpirtit me jane kthyer ne rrepira

Nga ditet e lodhshme nga ditet e veshtira

Gjithe jeten diçka kerkova dhe se gjeta

Tek keto vargje poezie e ngujuar mbeta

Kam qene gjithmone tek e drejta dhe e verteta

Kudo i kerkova dhe si gjeta

Kam bere miresi pafund

Por mirenjohje nuk gjeta askund

Marr dhe i shoh ne miniature

Brazdat qe jeta si mbushi kurre

Rrukullisen si ortek vitet e mija

Aq sa te kete caktuar Perendia

Lini një koment

Në modë

Blog te WordPress.com.