GRUAJA ËSHTË PERËNDI

Vetë gruaja është hyjni,
Meqënse zoti kishte shumë punë,
Dergoi gruan në vend të tij.

Gruaja ngjyra më e bukur e jetës,
Në rrugën tënde me sa plagë u ndeshe,
Sa dhimbje sa lot e dhimbje fshehen.
Gruaja dashuri e përjetshme.

Të krijosh oazin e dashurisë tënde,
Vallë dhe sa kohë do presësh.
Në ç’furtuna dimrash,
Në ç’dallg detesh.

Gruaja univers i rilindjes,
Qiell i pafund i lumturisë dhe i dhimbjes
Aty ku bie loti jot njom tokën
Çelin lulet e rizgjimit.

Pa ty as diell s’do kish as jetë,
Se ti je vet jeta e vete drita,
Je qiell dashurie i pafund ,
Kurrë ngjyrën e jetës mos e humb!

TY TË DASHUROVA

Eja moj sy bukur moj vetull gajtan,
Me dogje këtë shpirt më dogje këtë xhan,
Eja të t’prek ballin të t’puth në gushë,
Më more mend e kokës e më dogje si prush.

Eja të vallzojmë lart mbi degë të qershisë,
Me zërin e bilbilit i buzëqeshim dashurisë.
Eja zgjate dorën t’a prek si dallëndyshja,
Në hijet të bajames shkëmbejmë fjalët më t’bukura.

Eja preke zemrën sa shpejt që rreh për ty,
Moj flokë lëshuar që ndrin si një flori.
Eja të t’ledhatoj me aromën e shpirtit tim,
E bukura e viteve dhe në pafundësi.

Eja me dritën e hënës deri në mëngjes,
Se të pret kjo zemër edhe ky shpirt që djeg,
Të dua me shum nga çdo gjë në jetën time,
Me ty u dashurova nga mbrëmja në agime!

ME VARKËN TIME LUNDROJ !

Me varkën time lundroj ,
Në detin e lumturisë
Përmbi valët përrallore,
Ku puthen dashuritë.

Hedh shikimin përtej bregut ,
Shoh petale lule dhe fletë,
Dhe me jodion e detit,.
Marr e shkruaj emrin tënd.

Këtu janë dashurit e mëdha ,
Që flasin me gjuhën e detit,
Dhe vala kur të përkedhel ngadal.
Flet me dashuri si zanë.

Eja pra të lundrojmë bashkë
T’a mbysim botën e vetmisë
Me ngjyrën e kaltër të detit
Shkruajmë emrin e dashurisë.

Këtu lindin dashurit e vërteta,
Dhe shkruhen me penën blu
Puthen ëndrrat qiellore
Përmbi valët përrallore !

DALLGËT E BUZËQESHJES!

Në det do lundrojë mes dallgëve të buzëqeshjes
Aty ku shpirti përqafohet me valët ngadal,
Yllin e detit do t’a shtrëngoj fort me qerpikët e syve,
Dhe me lotët e lumturisë do shuaj mall.

Me penën hyjnore me jodion e detit,
Do shkruaj çastet për mbi shkumë,
Me dritën e syve si drita e yjeve të qiellit,
Shpirtin tënd do vi t’a puth e t’a shkund.

Aty le të zhytem mes dallgësh e valësh,
Të përqafohem me krahët blu të detit,
Me delfinët e peshqet do vallëzoj mes ëndrrash, Në dallgët e buzëqeshjes do lundrojë e lumtur!

: Bojë që nuk shteron kurrë.

Bojë që nuk shteron kurrë për ty moj e mira nënë,
Është boja e shpirtit tim që buron pa pushim.
Sa herë marr penën e shkruaj vargje për ty nëna ime
Në shpirt penën me bojë e ngjyej për të bukurat kujtime..

Nëse do më pyesesh nënë a u lodhe bija ime?
Për ty moj heroinë nuk ndjej lodhje as përtime,
Ti që më solle në jetë dhe në kohën e varfërisë,
Me dhe dashuri me zemër me të gjitha mirësitë.

Ti që natën e bëje ditë të na lumturoje ne fëmijët,
Kurrë s’të pash të qanin syt ditë e natë vetëm ndrije.
Ty të buzëqeshte fytyra si lulet që ka natyra,
Nënë moj e bukura nënë o sa shumë që të dua.

Për ty shkruaj natë e ditë poezi malli,
Dhe poshtë jastëkut i vendos fletë -fletë,
Ah sa djeg kjo zemër këtu larg mërguar,
Sa pena për nënën shkruan vet,
Me bojën e shpirtit që nuk shteron kurrë përjetë.

Lini një koment

Në modë

Blog te WordPress.com.